Ende nuk është gjetur trupi, dhe familja ende nuk ka mundur ta qajë njeriun e dashur, kur papritur interesi për të fituar me çdo kusht e ngriti kokën. Klubi francez i Nantës i kërkoi Kardif Sitit të paguajë 17 milionë euro (15 milionë paund stërlina) për kartonin e … Emiliano Salës, pikërisht atij që pësoi aksident me avion në La Mansh, dhe i cili po kërkohet në fund të detit.
Kaq e skajshme ishte kjo kërkesë saqë vetë tabloidi “Deili Meil” (Daily Mail), një “kështjellë e së djathtës” në Mbretërinë e Bashkuar, u skandalizua dhe foli me gjuhën e Marksit. “Sala ishte një vëlla, një shok, një bir nëne dhe një hero, ai nuk ishte një mall (commodity)”, – titulloi fuqishëm gazeta londineze.
Tabloidi, gjithsesi, vazhdoi, në formë kapitullimi se “kjo pritej që të ndodhte”, ndërsa sqaron se Nanta i ka dhënë Kardifit një afat prej 10 ditësh, ndryshe do të shkojë në gjykatë. Klubi uellsian i Premier Ligës nuk është se ka refuzuar të paguajë, por ka kërkuar të pritet përfundimi i kërkimeve për trupin e Salës.
Sfidanti.al