Seria A nuk do të ketë këtë fundjavë katër prej trajnerëve kryesorë. Nuk kishte ngjarë ndonjëherë në një javë të vetme që kaq shumë teknikë të rëndësishëm të ishin pezulluar. Flitet për Simone Inzagin e Interit që u përjashtua në ndeshjen ndaj Juventusit (1-1), Zhoze Murinjon që mori urdhërin për t’u larguar në barazimin 0-0 me Napolin, ashtu siç i ndodhi edhe teknikut të napolitanëve Luçiano Spaleti. Së fundmi, përjashtim edhe për Gasperinin e Atalantës. Në stol këtë fundjavë do të jenë katër zëvendësat e tyre, Farris për Inzagin, Sakramento për Murinjon, Domenikini për Spaletin dhe Griti për Gasperinin.
Sfidanti.al