Nuk e dinë se çfarë është jeta private, siç e kuptojnë dhe e jetojnë njerëzit e zakonshëm. Të tillë si topmodelja e kthyer në agjente futbolli, Uanda Ikardi, dhe burri i saj (thuajse kolektiv), Mauro Ikardi, i kanë prej qelqi muret e shtëpisë së tyre. Uanda nuk mundi të mos i thoshte gjithë “lagjes” se i shoqi e tradhëtoi me një modele tjetër, nuk mund të mos shfrynte në “pazar” ato gjëra që duhej të kishin qenë të shtëpisë, dhe të fotografonte me kast gishtat pa unazë. Pa u tharë lotët, ja ku çifti më i diskutuar i futbollit për momentin, shpallën pajtimin. Në faqen e Uandës nuk ka më gishta pa unazë dhe shpërthime xhelozie, por një foto dashurie të skajshme. Bravo u qoftë! Rëndësi ka që të jenë të lumtur!
Sfidanti.al