Nuk ka fund shkëlqimi i Benzemasë: 323 gola e 158 asistë për Realin!

Për rrjetat e shënuara tani është në vend të dytë, duke u barazuar me Raul Gonzalesin e duke u lënë prapa vetëm nga Kristiano Ronaldo. Për pasimet për gol, nuk ka shok tek Reali duke lënë në “bisht” CR7-ën e duke qenë i vetëm në vend të parë dhe me diferencë. Në Spanjë për asiste e kalon vetëm një legjendë e madhe si Lionel Mesi, që gjithashtu është i paarritshëm për golat. Karim Benzema po jeton sezonin e karrierës në Madrid dhe me golin ndaj Levantes arriti në 323, baraz me Raulin. Kristiano ka 450 gola. Për asistet, francezi ka 158 gjithsej, ndërsa këtë sezon ka 41 gola e 14 asistë.

Sfidanti.al