Kur janë në lojë 70 milionë euro, atëherë është e vështirë të mendohet tjetër. Një klub si Barcelona nuk duhej t’i kishte problem këto para, por flasim për një kohë krize. Kjo do të thotë se dëshirat e tjera mund të mos plotësohen, dhe një lojtar si Frenki De Jong të transferohet “në dalje” këtë verë. Mediat shkruajnë për interesim të Mançester Junajtidit, të nxitur nga trajneri i ri, Erik Ten Hag, që e ka pasur De Jongun tek Ajaksi. Nga ana tjetër, trajneri i Barçës, Ksavi Hernandez, dëshiron ta mbajë mesfushorin që është një nga lojtarët më të mirë të ekipit të tij, titullar i përhershëm dhe përcjellës i filozofisë së teknikut. Nga ana tjetër, paradoks i vërtetë është fakti që klubi i “Kamp Nout” një ditë më parë uroi publikisht që De Jongu të jetë për shumë vjet lojtar “blaugrana”, duke e ditur mirë se mund të pranojë largimin e tij në verë.
Sfidanti.al