Nuk ka Federer-Gjokoviç në US Open, Rozher papritur është jashtë

Jo më kot është 37 vjeç dhe kjo do të thotë se mjafton një ditë jo shumë e mirë për t’u rrëzuar. Rozher Federer e pati këtë moment “jo” në sfidën ndaj Xhon Milmanit në US Open. Përballë forcës fizike të australianit dhe kushteve të vështira atmosferike me vapë e lagështi, nuk ishte vetvetja. Tenisti më i mirë në histori u ndodh në epërsi të një seti, 6-3, pastaj kishte në dorë pikën për të fituar setin e tyre, veçse nuk ia doli.

Milman luftoi fort duke fituar tre sete radhazi, me shumë vështirësi siç e thotë rezultati i tyre, 7-5, 7-6, 7-6. U deshën 3 orë e 33 minuta që australiani t’ia dilte, duke u shprehur me ndershmëri më pas se “Rozheri nuk ishte në maksimum, por unë do ta marr këtë fitore kështu siç erdhi”. Milmani do të luajë në çerekfinale të US Openit ndaj Gjokoviçit, diçka e pamendueshme 5 vjet më parë, kur ai u dëmtua, mendoi ta linte tenisin, dhe kërkoi punë si financier.

Federer ndërkaq do të bëjë llogaritë me moshën dhe me trupin e tij. Është 37 vjeç, dhe karrierën si profesionist e nisi 20 vjet më parë. Ka fituar 20 Grand Sleme, një rekord, ka 6 finale ATP gjithashtu një rekord, dhe 20 tituj botërorë ATP, një rekord që e ndan me Rafael Nadalin. Pyetja është, a do ta shohim Federerin sërish në fushë në 2019?

Sfidanti.al