Federata daneze apo futbollistët janë fajtorë? Hajde gjeje të vërtetën..

Federata e Futbollit të Danimarkës nuk po arrin që të gjejë gjuhë të përbashkët me futbollistët që janë thirrur në përfaqësuesen e saj. Bisedimet mes federatës së mësipërme dhe futbollistëve për kontratat e tyre të reja për pjesëmarrjen në kombëtaren daneze janë ndërprerë.
Në këto kushte pritet që Danimarka në ndeshjet miqësore me Sllovakinë dhe Uellsin, në kuadrin e Ligës së Kombeve, të luajë vetëm me lojtarët që luajnë në kampionatin danez.
Danimarka i ka punët keq, nëse nuk arrin shpejt që ta zgjidhë problemin me lojtarët e vet, saqë rrezikon të përjashtohet nga konkurrimi në fjalë.
Kapiteni i Danimarkës, Simon Kjaer, që luan me Seviljen, deklaroi se është federata daneze që krijon probleme dhe që rrezikon pjesëmarrjen e saj në Ligën e Kombeve, kurse vetë federata thotë të kundërtën se janë lojtarët ata që nuk duan të luajnë me përfaqësuesen e vendit të tyre. Hajde gjeje se kush thotë të vërtetën?!
Sfidanti.al