Një përrallë e bukur  futbolli: Tri “El Klasiko brenda 11 ditësh!

Në futbollin evropian dhe atë botëror ekzistojnë shumë ndeshje derbi me traditë të gjatë, por asnjë prej tyre nuk krahasohet dot me derbin “El Klasiko” mes Realit të Madridit dhe Barcelonës. Rivaliteti mes këtyre dy ekipeve është kaq i madh, saqë ai i kalon kufijtë e Katalonjës dhe të Spanjës dhe “derdhet” mbi të gjithë botën.

Ka shumë mundësi që, këtë verë, rivalët e mëdhenj të përplasën tri herë brenda vetëm11 ditësh. Si Reali, ashtu edhe Barcelona, në ndeshjet e para çeërekfinale te Champions-it arritën fitore të thella (3-0,4-1), përkatësisht nga Juventusit dhe Romës, kështu që, nëse të dy ekipet kalojnë në gjysmëfinale, ata edhe mund të takohen në këtë fazë dhë në qoftë se kjo do të ndodhë, atëherë, ne do të kemi mundësinë që të shohim tri ndeshje “El Klasiko” në vetëm 11 ditë. Herën e parë – më 24 ose 25 prill në gjysmefinalen e parë eventuale të Champions-it, herën e dytë në gjysmëfinalen e dytë – më 1 ose 2 maj, kurse derbi i tretë, tanimë, është i sigurt, më 6 maj në “Kamp Nou” në La Ligë.

Sfidanti.al