Një këshillë Bajernit nga Kanadaja: Dejvisin bëjeni sulmues

Antonio Dejvis njihet si një lojtar krahu shumë i shpejtë dhe shumë efikas për skuadrën bavareze. Ai ishte titullar i merituar dhe i dalluar në skuadrën e trajnerit Hansi Flik që fitoi Championsin në 2020, ashtu si dhe çdo trofe tjetër të mundshëm në Gjermani, Europë dhe në botë, dhe mbetet po ashtu i rëndësishëm edhe pse ka pasur dëmtime. Ndërkaq, nga Kanadaja thuhet se për Bajernin do të ishte më mirë që ta aktivizonte Dejvisin si sulmues. “Po flasim për një lojtar që vjen një herë në një brez, – tha trajneri i kombëtares kanadeze, Xhon Herdman, – mendoj se Alfonsoja mund të luajë si numër 10, si 7 apo 11, po ashtu si lojtar krahu. Ai e ka aftësinë, ka shpejtësinë dhe fuqinë, është shumë inteligjent dhe shumë i përkushtuar”. Në fitoren 4-0 të Kanadasë ndaj Kurasaos në 9 qershor, Dejvisi shënoi dy gola dhe dha 1 asist.

Sfidanti.al