Ai i pari ka qenë lojtar i Milanit dhe ka shkëlqyer si pak të tjerë. Roberto Donadoni ishte futbollist i kuqezinjve të brezit të holandezëve duke fituar tituj në Itali si dhe dy Kupa të Kampionëve, ndërsa në rolin e tij sot shihet një shqiptar. Trajneri i parë i Kristjan Asllanit, që e ka emrin të ngjashëm me të (Kristiano Filipi), thotë se 20-vjeçari i ngjan pikërisht italianit të famshëm. “Më duket sikur është Donadoni, – thotë Filipi, – e shoh në atë rol, ka cilësi të ngjashme”. Gjithsesi, Donadoni luajti me fanelën kuqezi të Milanit, ndërsa Asllani do të ishte një Donadon zikaltër, pasi është tashmë tek Interi. Të shohim nëse mesfushori do të arrijë të jetë në nivelet që po i parashikojnë.
Sfidanti.al