Klop, të duhet një organizator, mesfusha e Liverpulit dha asiste aq sa vetëm Salahu!

Nga Anglia thonë se në “Anfild” tashmë e kanë mbyllur “sportelin”. Liverpuli nuk ka ndërmend të shpenzojë për të marrë një futbollist tjetër, pasi shpenzoi (jo edhe aq shumë) për Daruin Nunjezin, Karvaljon dhe Ramsejn. Mediat britanike shkruajnë se trajneri Jurgen Klop ka nevojë për një mesfushor të qendrës, një lojtar që t’i shtojë fantazinë ekipit të tij, pasi Liverpuli ka vuajtur në këtë drejtim. Statistikat thonë se 7 lojtarë të mesfushës së kuqe që kanë luajtur sezonin e kaluar kanë dhënë gjithsej 13 asiste, pra pasime për gola, po aq sa ka dhënë vetëm Mohamed Salahu. Mediat e kritikojnë Klopin dhe thonë se kjo mund t’i kushtojë shtrenjtë, por me gjasë “i zoti e di se ku i pikon shtëpia”, e me gjasë buxheti i të kuqve nuk përballon dot shpenzime më të mëdha.

Sfidanti.al