Lëklerku e pësoi me 10 vende, por mundet që ta nisë garën i fundit

Tek Ferrari po numërojnë problemet njërin pas tjetrit dhe jo më kot thonë se në këto raste, “kur të vjen e keqja, hapi portën”. Pas defekteve në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit për të dy pilotët që nuk e përfunduan garën, skuadra italiane ka marrë ndëshkimin me zbritjen e Sharl Lëklerkut me 10 pozicione që nga vendi në provat zyrtare në Montreal. Kjo për shkak të modifikimeve që ka bërë në makinë. Gjithsesi, e keqja ende nuk është e plotë pasi mund të jetë absolute. Kjo, sepse Ferrari i tij mund të ndërrojë motorin dhe të hyjë në garë me motorin e katërt për shkak të motit të keq. Me një lëvizje të tillë, “monegasku” zbret në vendin e fundit, por tek “Kokëkuqja” i japin vetes zemër duke thënë se me makinën që ka, Lëklerku mund të dalë në vend të katërt. Pra, as nuk shpresohet për fitore dhe Botërori po shkon gjithnjë e më shumë tek Maks Verstapeni.

Sfidanti.al