Si një pasionant i madh i futbollit dhe tifoz i thekur i Mançester Junajted, Usain Bolt ka befasuar drejtuesen e emisonit zyrtar të klubit të Mançesterit, duke ndërhyrë me një telefonatë gjatë emisionit për të komentuar javën e sapo luajtur në Premier Ligë. Sprintieri xhamajkian, i cili pas botërorit të Londrës do të tërhiqet nga atletika, për ta vazhduar karrierën si futbollist, ndaj edhe po stërvitet me Borusian e Dortmundit, ndersa shpreson shumë që të luajë në Old Traford, ka telefonuar pas fitores së “djajve” me Midellsbroun 2-1, por askush nuk e besoi se ishte vetë “mbreti i shpejtësisë”.
“Alo, alo ,jam Usain Bolt nga Xhamajka!”- ka thënë atleti dhe nga ana tjetër ka marrë një të qeshur mosbesuese nga drejtuesja e emisionit dhe fjalët: “ Nuk je Usain Bolti i vërtetë?”. Replika ka qënë e shpejtë: “ Po, po jam Usain Bolt. Doja të thoja se më pëlqeu ndeshja dhe jam shumë i kënaqur”. Por, duke ndeshur spekticizmin dhe mosbesimin në studio, Bolt ka dërguar një tuiter nga akaunti i tij zyrtar për të konfirmuar se ishte kampioni dhe jo dikush tjetër. Menjëherë ndryshoi situata në studio dhe prezantuesja e emisionit kërkoi të falur: “ Më vjen keq, Usain, nuk mendova se do të ishe ti me të vërtetë. Festo Vitin e Ri në Xhamajkë dhe na telefono pësëri pas ndeshjes tjetër me Uest Hamin”
Sfidanti.al