Kryesia e klubit të Liverpulit ka vendosur që t’i vejë në dispozicion trajnerit të vet, Jyrgen Klop, një buxhet luksoz transferimesh. Kështu, ky trajner gjerman do të mund të shpenzojë 50 milionë euro gjatë këtij janari, ndërkohë që klubi në fjalë konsideron se ekipi i “të kuqve” ka shanse që të luftojë për kreun e tabelës së Premier Ligës. Klopi, në fakt, nuk do të ketë në dispozicion, së afërmi, Sadio Manen që do të luajë me ekipin e vet të Senegalit në Kupën e Kombeve të Afrikës. Ndërkohë, Klopi ka mbetur edhe pa shërbimet e Starixhit të dëmtuar. Mediumet anglezë përmendin, me këtë rast, emra të ndryshëm lojtarësh, si Brandtin e Leverkusenit, Okslejd Çemberlejnin të Arsenalit dhe Gabigolin e Interit, shërbimet e të cilëve pretendohet se synohen nga Liverpuli.
Sfidanti.al