Një Champions i tmerrshëm për Spanjën, veç Reali mban lart “flamurin” e La Ligës!

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë një gjë e tillë, por duhet ta pranojnë. La Liga spanjolle është një nga më të fortat e botës, e dyta në futboll pas Premier Ligës angleze, dhe ka në përbërje Realin e Madridit, kampion në fuqi të Europës, por tre ekipe të sajat janë eliminuar që në grup në Champions. Barcelona, Atletiko e Madridit dhe Sevilja i kanë thënë “adios” kompeticionit kryesor të klubeve në kontinentin e vjetër, dhe e përditshmja “Marka” thekson se është hera e parë që kjo ndodh. Vetëm Reali e ka mbajtur lart nderin e Spanjës në Champions duke u kualifikuar, edhe pse ekipi i Ançelotit u mund në Gjermani nga Lajpcigu.

Sfidanti.al