Sergio Ramosi më pranë Botërorit, Luis Enrike e përfshin në listën “55”!

Është lista e parë dhe më e gjerë e mundshme, në prag të “krasitjes” së saj për në Kupën e Botës. Ish-kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos, është përfshirë në grupin prej 55 lojtarësh të ekipit të Spanjës, ndërsa afron Botërori në Katar. Nuk dihet nëse qendërmbrojtësi 36-vjeçar ka shanset për të qenë në finalet e turneut të madh, ndërsa për herë të fundit ka qenë në kombëare në mars 2021. Nuk do të jetë e lehtë sepse Spanja ka mbrojtës si Pau Torres, Ajmerik Laporte dhe Erik Garsia.

Sfidanti.al