Nga “parajsa” në “purgator”, Barça mund të mos e ketë sot Mesin në Superkupë!

Normalisht përpara një ndeshjeje bëhet një seancë e lehtë nxemjeje dhe kështu bëri edhe Ronald Kuman me skuadrën e tij në prag të duelit ndaj Sociedadit në Superkupë. Luhet në orën 21:00, por te katalanasit ka nisur alarmi sepse Lionel Mesi mund të mos jetë i gatshëm.

Kapiteni nuk mori pjesë në seancën e mëngjesit të sotëm, duke pohuar fjalët e thëna një ditë më parë nga Kuman se ka një problem në këmbën e majtë. Deri tani thuhet se fati i aktivizimit të Mesit është “enigmë”, ndërsa trajneri holandez duhet të bëjë një zgjedhje, të rrezikojë për një trofe që quhet dytësor si Superkupa, apo ta ruajë gjeniun e ekipit për në La Liga, ndonëse këtë vit duket shumë e vështirë për t’u fituar titulli. Mesi ka qenë në formë të shkëlqyer tani në janar, duke lënë pas krahëve problemet e 2020-ës, por një dëmtim i ri mund t’i prishte punë edhe numrit 10, por edhe Barcelonës.

Sfidanti.al