Ndërsa Rafael Nadal vazhdon të fitojë dhe tërheqja e tij nga tenisi nuk duket se është afër, dy pasues të mundshëm të tij dalin nga brenda familjes. Kushërinjtë e Nadal, Toni, 17 vjec dhe Joan 16, djemtë e ish trajnerit të tij historic, xhaxhai Toni, fituan ndeshjen e tyre të parë su profesionistë duke kaluar raundin e parë në kualifikueset e turneut ITF të Marbellas që zhvillohet në Rafa Nadal Academy. Më pas ata i humbën ndeshjet pasuese, por tashmë e thyen akullin.
Toni Nadal, në debutimin e tij absolut kaloi në raundiun e parë tenistin nga Luksemburgu Lenart Melzer 2-0 me sete 6-2;6-2, ndërsa vëllai i tij Joan mori më të mirën në përballjen me ukrainasin Denis Klok që e mundi 6-2; 5-7; 10-8. Më i vogli i familjes e kishte bërë debutimin e tij absolut në një turne tjetër po në Marbella, disa ditë më parë duke humbur 6-1;6-3 ndaj turkut Kuzey Cekirge
Por të presësh që dy adoleshentët Nadal të arrijnë të njëjtat rezultate se Rafa, për momentin duket e është jashtë realiteti. Në fakt kur ishte 15 vjec, Nadal, mbreti i fushave me dhe, fitoi ndeshjen e tij të parë duke mundur Ramon Delgado, gjithnjë në Mallorca në vitin e largët 2002. Nuk ishte ende 18 vjec kur u ngjit në vendin e 5 në renditjen ATP dhe 2 ditë pas 19 vjetorit të tij të lindjes, fitoi të parin Turne Grand Slam nga 20 që ka fituar në të gjithë karrierën e tij.
Sfidanti.al