Pas 70 ditësh del në skenë Kielini, titullar në Juve-Xhenoa!

Andrea Pirlo mendon të lerë pushim ndonjë nga titullarët për ndeshjen e madhe të së dielës ndaj Interit në “San Siro”, por problemi kryesor është mungesa e Matijs De Ligtit. Në këtë moment të sezonit, barra i bie mbi supe veteranit Xhorxho Kielini, që bashkë me Bufonin kanë qenë kapitenët e viteve të fundit.

Mbrojtësi i qendrës do të kthehet në formacionin e Juventusit në ndeshjen e sotme në Kupën e Italisë ndaj Xhenoas që luhet në Torino në orën 20:45. Po ashtu, Pirlo do ta ketë titullar edhe të dielën ndaj Interit në Serinë A. Kanë kaluar 70 ditë që nga hera e fundit që 36-vjeçari ka qenë titullar për herë të fundit, pra nuk do të jetë e lehtë për të që të përballojë dy sfida të forta në vetëm pak ditë. Gjithsesi, trajneri i kërkon të shtrëngojë dhëmbët e të bëhet i fortë.  Sezoni ka qenë tepër i vështirë për Kielinin, që ka luajtur në formacion vetëm pesë herë.

Sfidanti.al