Nga Kejn tek Perishiç, Konte do një “shpërthim” tek Totenhemi

Trajneri italian ka konfirmuar (sipas mediave angleze) se do të qendrojë me Spërsat edhe sezonin e ardhshëm e ndoshta edhe më tej, dhe një njeri ambicioz si ai nuk dëshiron të qendrojë thjesht për të “qendruar”. Antonio Konte synon trofe me Totenhemin, qoftë Premier Ligën, kupat dhe pse jo Championsin, ndaj ka menduar për të forcuar ekipin. Klubi do t’i japë 150 milionë paundë stërlina, që do të thotë 180 milionë euro dhe dy gjëra për t’u bërë shpejt janë rinovimi me Harri Kejnin si dhe marrja e Ivan Perishiçit. Sulmuesi dhe kapiteni i Anglisë duket gati për të shtyrë kontratën përtej vitit 2024, i bindur nga projekti i Kontes. Nga ana tjetër, Ivan Perishiç duket se do të lerë me gisht në gojë edhe Interin, edhe Juventusin. Lojtari kroat i krahut ka ofertë 5 milionë euro në sezon, plus shpërblimet (gjithsej rreth 6 milionë) nga Interi, por Totenhemi mund t’i japë më shumë.

Sfidanti.al