Tenisti serb arriti fitoren e radhës në “Rolan Garos” duke u kualifikuar për në të tetat e finaleve. Novak Gjokoviç mundi 3-0 sllovenin Aljaz Bedene, me rezultatin e seteve 6-3, 6-3 e 6-2 dhe do të ketë përballë një luftëtar si Diego Shvarcman. Më pas, në çerekfinale mund të jetë përballë Rafael Nadalit dhe nëse del në gjysmëfinale do të ndeshet me shpresën e re spanjolle, Karlos Alkaraz. Numri 1 i botës ka 84 fitore në Paris, duke qenë i dyti më i miri në histori, i lënë pas vetëm nga Nadali me 107 suksese. Në vend të tretë legjenda tjetër, Rozher Federer me 70 fitore, ndjekur nga Gijermo Vijas me 57 dhe Ivan Lendl me 53. “Nole” do të ketë javën e 372 në krye të renditjes botërore të meshkujve.
Sfidanti.al