Murinjo për “pazar” në Angli që Roma dhe Kumbulla të shkojnë në Champions!

Mediat italiane dhe britanike shkruajnë se trajneri portugez nuk ka ndërmend të ndalet as tek fitorja e Ligës së Konferencës, dhe as te kualifikimi në Ligën e Europës. Zhoze Murinjo është një njeri që jeton me ëndrra dhe vepra të mëdha, ndaj edhe synimi i tij i radhës me Romën është kualifikimi në Champions.”Këtë sezon ne nuk ishim aq të fortë sa t’ia dilnim për Championsin, – thotë “Mou”, – dua të shikoj se cilat janë synimet e pronarëve dhe drejtuesve të klubit”. Lajmet janë që portugezi do të shkojë në Angli për të marrë lojtarët që i duhen. Në listë janë Dagllas Luiz i Aston Vilës (30 milionë euro kartoni), ose Granit Xhaka i Arsenalit, ose Nemanja Matiç i Mançester Junajtidit. Synohet Markos Senesi i Fejënordit, ndërsa do të synohet të mbahet Mkitarian që të mos shkojë tek Interi. Nëse Roma merr përforcimet e duhura mundet që Marash Kumbulla ta provojë Championsin në 2023.

Sfidanti.al