Darka e organizuar nga UEFA në Paris me rastin e finales së Championsit, ishte një moment “sikleti” për presidentin e futbollit europian si dhe atë të Realit të Madridit. Aleksandër Çeferin dhe Florentino Perez gjithsesi nuk u takuan përpara kamerave sepse mbërritën në darkë në momente të ndryshme. Çeferini ishte me dy minuta vonesë, ndërsa Perezi me 20 minuta. Nuk dihet nëse u takuan në darkë dhe nëse ishin pranë e pranë, por besohet se mund të ketë ndodhur. Perez është nga ata njerëz që e mbajnë veten mirë, besohet po kështu edhe Çeferini. Në takim nuk ishte i zoti i shtëpisë, presidenti i Paris SG, Al Helaifi, ndonëse ishte i ftuar. Nuk ishte as presidenti i Liverpulit, Tom Verner, ndërsa për të kuqtë ishte legjenda Jan Rash.
Sfidanti.al