Nga Broja tek Stërlingu, Çelsi ka 9 yje të dëmtuar këtë sezon!

Nuk mund të kishte fat më të keq për trajnerin Graham Poter. Një teknik i ri, energjik dhe i aftë, jo vetëm që do të donte kohën për t’u përshtatur nga Brajtoni tek Çelsi, por u desh që të kalonte një sprovë tepër të vështirë. Blutë e Londrës kanë plot 9 lojtarë të dëmtuar në ekipin e parë, dhe synimet e tyre për të qenë të paktën në zonën Champions, po marrin goditje të rënda. Pas Armando Brojës, erdhën dëmtimet e Risi Xhejmsit, Uesli Fofanasë, Ben Çiluellit, portieri Eduard Mendi dhe Ngolo Kante. Tashmë, në ndeshjen kundër Sitit, e pësuan Rahim Stërling, Kristian Pulishiç dhe Mejzën Maunt. Nuk dihet se me çfarë lojtarësh do ta vazhdojë sezonin Çelsi!

Sfidanti.al