Lajme të mira nga Spanja, ku Myrto Uzuni është kthyer në stërvitje. Sulmuesi i kombëtares shqiptare mungoi për 6 ditë pasi kishte marrë leje për një urgjencë familjare, por tashmë është në dispozicion të stafit teknik. Shënuesi më i mirë i Ligës së Dytë të Spanjës jepet i gatshëm për derbin me Armando Sadikun këtë të diel në kampionat. Uzuni ka shënuar deri tani 11 gola dhe është në formë të shkëlqyer, dhe ashtu si Gjasula synon të ngjitet në elitën e futbollit spanjoll, në La Ligë.
Sfidanti.al