Në moshën tepër të re 58-vjeçare dhe pas komplikacioneve të javëve të fundit. Legjenda e futbollit italian dhe botëror, Xhanluka Viali, na la pasi u shua në një spital të Londrës, qytetit ku jetonte për shumë vjet. Ish-sulmuesi i shquar i Sampdorias, Juventusit apo Çelsit, si dhe i “Të Kaltërve” nuk kaloi dot për së dyti kancerin, pavarësisht mjekimit të nivelit të lartë. Viali vuaj për 5 vjet, ndërsa tha se “shpresoj që historia ime të ndihmojë të tjerët”. Fitoi titullin kampion me Sampdorian dhe Juven, arriti finalen e Championsit me Sampin dhe e fitoi në 1996 me Juven, ndërsa karrierën e nisi me Kremonezen. “La Gazeta delo Sport” titullon thjesht: Na la njëri nga më të dashurit e të gjitha kohëve”.
Sfidanti.al