Fitorja në “Stemford Brixh” ishte diçka e madhe dhe trajneri katalanase pranon se diferenca në vend që të ishte 10 apo 7 pikë, tani është vetëm 5. Gjithsesi, Pep Guardiola kërkon që nga Mançester Siti që të ndryshojë mentalitetin, sidomos për momente të caktuara të ndeshjeve. “Ashtu siç luajtëm në pjesën e parë me Çelsin, nuk mund të fitonim, – thotë ai, – Çelsi është skuadër e fortë edhe pse pati mungesa të shumta. Pjesa e parë nuk ishte e mirë, ishte e dobët. Ne duhet të shohim veten, por duhet ta pranojmë se Arsenali e meriton kryesimin me atë që ka bërë deri tani”.
Sfidanti.al