Nëse Reali është “i pavdekshmi” i Championsit, Siti është i pavdekshmi i Premier Ligës!

U bënë 6 tituj në 11 vitet e fundit, nga të cilët 4 janë fituar në 6 sezonet radhazi deri tani. Mançester Siti është bërë tashmë një forcë tradicionale në futbollin anglez, edhe pse ende larg arritjeve të mëdha të Mançester Junajtidit, Liverpulit apo edhe Arsenalit. Me Pep Guardiolën ata kanë fituar përmasa të reja duke qenë skuadra dominuese në Premier Ligë, pavarësisht sfidës së jashtëzakonshme të Liverpulit të Jurgen Klopit. Falë edhe mbështetjes masive financiare të sheikëve të Gjirit Persik, “qytetarët” janë kthyer në “të pavdekshmit” e kampionatit anglez, ashtu siç është Reali “i pavdekshmi” i Championsit.

Në 2012, titulli u fitua me përmbysje në sekondat e fundit, në 2022 u fitua me një përmbysje të madhe dhe me 3 gola në 5 minuta. “Jam shumë krenar për djemtë e mi, – tha Guardiola, – ishte një titull i merituar, i fituar pas një dueli fantastik ndaj Liverpulit. Ndoshta, titulli ynë më i vështirë. Ne besuam deri në fund, edhe pse po humbisnim. Ishte një përgjigje për kritikat e padrejta që kemi marrë. Ne kemi dominua thuajse në çdo ndeshje, edhe kur kemi humbur. Sezonin tjetër do të provojmë të fitojmë gjithçka”.

Sfidanti.al