Nëntë skuadra rrezikojnë rënien në Premier, dhe pse shpenzuan 850 milionë paundë!

Vetëm 4 pikë i ndajnë këto ekipe në garën më të fortë në historinë e kampionatit anglez. Që nga vendi i 12-të e deri tek i 20-ti, të gjithë janë të përfshirë në konkurrimin për t’i shpëtuar rënies në Championship. Kristël Palasi ka 27 pikë, ndërsa Sauthemptoni është i fundit me 23, e mes ekipeve janë emra të shquar si Lids Junajtidi, Evertoni apo Notingem Foresti, si dhe Leisteri që pak vite më parë doli kampion me trajner Klaudio Ranierin. Mediat angleze shkruajnë se këta 9 klube janë në këtë situatë, ndonëse kanë shpenzuar këtë sezon plot 850 milionë paundë stërlina për t’u përforcuar.

Sfidanti.al