Bostoni turpëron Miluokin, i kthehet në “mace të zezë”!

Sezonin e kaluar e mundi në plej of pas 7 ndeshjeve për të shkuar në Finalen e Madhe, ndërsa këtë edicion i është kthyer sërish në mallkim. Boston Sëlltiks triumfoi thellë në fushën e Miluokit, 140-99, duke treguar se në NBA mund të ndodhë gjithçka. Për momentin, rekordmenët e titujve janë dy ndeshje prapa Baksave në renditjen e Lindjes, ndonëse ambiciet i kanë në sfidat që kanë mbetur. Xhejzën Tatëm shënoi 40 pikë dhe Xhejlën Braun shtoi 30, ndërsa Janis Adetokumbo ishte i pafuqishëm në parket. Ai shënoi 24 pikë dhe kapi 7 topa në tabela, ndërsa mori një notë jashtëzakonisht të dobët, -32.

Sfidanti.al