Nuk dihet sesi do t’ia dalë, dhe sesi do ta paguajë nëse argjentinasi pranon të kthehet. Kjo mbetet një mister, në një kohë që Barcelona ka probleme të mëdha financiare, duhet të ulë rrogat me nja 200 milionë euro, dhe duhet të sigurojë kontratën e re të Gavit. Gjithsesi, mediat katalanase shkruajnë se në “Kamp Nou” kanë nisur “Ofensivën Mesi”, pra po provojnë të kthejnë ish-kapitenin që u largua në 2021. Trajneri Ksavi dhe lojtarët thuhet se po e nxisin një kthim të Mesit, ndërsa duhet parë se çfarë do të ndodhë.
Sfidanti.al