Aksident i futbollistit në Belgjikë, fëmijët shpëtojnë për mrekulli!

Sofian Kijin është një lojtar maroken që luan në elitën belge, dhe këtë herë ishte protagonist për një përplasje të tmerrshme me makinë. Kijin, që luan për Lëvenin (Leuven) në Pro Ligë, pati aksidentin automobilistik në qytetin e Liezhit, ndërsa humbi kontrollin mbi mjetin. Makina e tij hyri në një sallë të mbyllur sportive duke u përplasur me murin e duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fati i madh ishte që disa fëmijë ishin larguar nga salla vetëm pak minuta më parë. Ndryshe, kush e di se çfarë do të kishte ndodhur. Kijin u dërgua në spital, por është jashtë rrezikut për jetën.

Sfidanti.al