Koha ka treguar se nuk ia vlen të nxitohesh dhe mesfushori francez ka humbur shumë kohë për këtë shkak. Rikthimi i Pol Pogbasë në fushë po diskutohet mjaft tek Juventusi, dhe sinjalet për riaftësimin janë të mira. Gjithsesi, trajneri Maks Alegri nuk dëshiron të rrezikojë për shkak të vonesave që kanë ndodhur. Objektivi i bardhezinjve është që Pogba të jetë gati për ndeshjen ndaj Sportingut të Lisbonës në Ligën e Europës në 13 prill. Vështirë të jetë ndryshe, ndërsa mesfushori ka luajtur vetëm 35 minuta që nga vera e kaluar.
Sfidanti.al