Nejmar “modest”: Ne ëndërrojmë shumë titullin e ri të kampionit të botës

Futbollisti më i mirë i Brazilit, Nejmar, thotë se ekipi i tij ëndërron për titullin e ri të kampionit të botës, duke shpresuar se kjo ëndërr do të bëhet realitet në Rusi. Me golin që shënoi në ndeshjen e fundit përgatitore kundër Austrisë, Nejmari, tani, ka në “bagazhin” e tij me përfaqësuesen 55 gola, aq sa ka edhe Romario, ndërsa para tij ndodhen vetëm Ronaldo (62) dhe Pele (77).

“Duhet të ëndërroni dhe të besoni. Në Brazil njerëzit ëndërrojnë, ashtu si edhe ne. Në fund të fundit, nuk është e ndaluar të ëndërrosh”, tha Nejmari që pritet të jetë një nga yjet më të mëdhenj të turneut final të Kupës së Botës. Futbollisti tjetër në ekipin brazialin, po ashtu i rëndësishëm në ekip, Gabriel Zhesus, nga ana e tij, vuri në dukje se të gjitha ndeshjet në konkurrime të tillë si Kupa e Botës janë të rëndësishme, nuk ka më ekipe të lehtë dhe të vështirë, të gjithë janë njëlloj, deri sa kanë arritur deri këtu.

Sfidanti.al