Nëse do të bënim një krahasim pa të keq, do të thoshim se i ngjan më shumë një “maceje” që pëlqen shtëpinë, por jo familjen që jeton në të. i tillë duket Nejmar që nuk po gjen rehat prej disa vjetësh, i pezmatuar kur ishte në “Kamp Nou”, dhe sërish i palumtur në “Park dë Prensis”. Shumë është shkruar e folur për rikthim të mundshëm të tij tek Barcelona, duke u theksuar se ai po kupton se cila ishte dashuria e tij e vërtetë, por lajmet e fundit nga Spanja tregojnë për një kërkesë të re për dëmshpërblim nga Nejmari për Barçën. Shifra e kërkuar është 6.5 milionë euro. Nuk ia vlen të hyjmë në hollësi se përse Nejmari i do këto para, por gazeta “Marka” shkruan se në total, numri 10 i PSG-së kërkon 38.6 milionë euro nga klubi katalanas, që do të thotë gati 40 milionë euro. Barça nuk ka ndërmend t’i paguajë dhe vështirë që ndonjë gjyq t’i japë të drejtë Nejmarit, por pyetja është nëse dikush mund t’i kërkonte 40 milionë euro dëmshpërblim dashurisë së tij?
Sfidanti.al