Kush është ekipi me më shumë portugeze? Kush tjetër, Uolvesi!

Të kesh një trajner nga vendet luzitane të ndihmon për ta arritur këtë rekord, ndonëse nuk ishte një numër imadh. Nunjo Espirito Santo, tekniku iUolvesit, bëri që anglezët të kishin numrin më të madh të lojtarëve portugezë në Ligën e Europës, madje më shumë sesa dy skuadrat portugeze të kombinuara së bashku, Porto e Sportingu iLisbonës. Uolvesi pati në fushë Mutinjon, Rui Patrision, Podensen dhe Rubin Vinagren. Nga ana e tyre, Porto pati vetëm 1 lojtar portugez në formacion (Sergio Oliveira) dhe Sportingu vetëm 2 (Luis Maksimiliano dhe Tiago Iori). Bashkë me lojtarët në stol, Uolvesi kishte 6 nga Portugalia, ndaj 4 të Portos dhe po 4 të Sportingut. Uolvesi kaloi në 16 më të mirët në Ligën e Europës, edhe pse humbi 2-3 në Spanjë ndaj Espanjolit. Kjo sepse ndeshja e parë ishte fituar 4-0. Ekipet portugeze, nga ana tjetër, u eleminuan.

Sfidanti.al