Ishte një fitore dhe një shkëputje në 9 pikë nga rivali më i afërt në La Liga, që është Sevilja. i tillë pozicioni në renditje i Realit të Madridit, edhe pse vuajti shumë në fushën e Rajo Vajekanos. Në një derbi të vogël të kryeqytetit, “merengesit” mezi ia dolën me një gol në minutën e 83-të, ndërsa trajneri Karlo Ançeloti nxjerr disa përfundime edhe për sfidën me Paris SG në Champions. Reali humbi 0-1 në Francë e kërkohet përmbysja, ndërsa mund të ketë ndryshime në mesfushë. “Mund të jetë kështu, e qartë, – thotë trajneri italian, – Valverde luajti shumë mirë, Rodrigo po ashtu na ndihmoi shumë. Kasemiro po luan një kampionat të madh”. Duhet parë sesi do të vendosë Ançeloti që nuk mund të herë dorë lehtë nga lojtarë me përvojë si Modriç apo Kros.
Sfidanti.al