Këtë herë ai që shkëlqeu dhe vendosi ishte njeriu i harruar me identitetin Eden Hazar. Ylli i dikurshëm absolut i Çelsit, më në fund u tregua një hero për Realin duke shënuar golin e kualifikimin në thellësinë e shtesave në stadiumin e Elçes. Madrilenët e Karlo Ançelotit rrezikuan eleminimin, pas 90 minutave pa gol, duke mbetur me 10 lojtarë në minutën e 102’. Menjëherë më pas pësoi rrjetën për 0-1 në 103’ shënuar nga Verdu. Belgu ishte në periudhëm më të keqe që kur mbërriti në Spanjë, me spekullimet se do të largohet, por tani mund të marrë frymë. Heroi tjetër ishte Isko, edhe ky i padëshiruar nga Ançeloti, që barazoi. Një fitore me përmbysje, me një lojtar më pak ishte vërtet heroizëm, siç e theksoi me të drejtë “Marka”, ndërsa mbi 23 000 tifozë u shtangën në stadium. Gjithsesi, Elçe akuzoi për përkrahje të Realit nga arbitri, dhe shënuesi i golit Verdu deklaroi se iu anulua një gol tjetër pa të drejtë.
Sfidanti.al