Në Mynih kanë nisur të shqetësohen për gjendjen e trajnerit Nagelsman

Po flasim për një teknik të ri dhe shumë të talentuar, që edhe pse 34 vjeç, ka kaq shumë vite përvojë në karrierë. Julian Nagelsman është sot 3 vjeç më i vogël sesa Pep Guardiola kur nisi punën si trajner, por ka arritur suksese me Hofenhajmin e me Lajpcigun, ndërsa tani është tek Bajerni. Pavarësisht talentit të Nagelsmanit, disa media bavareze janë të shqetësuara për mënyrën sesi ai po e drejton ekipin. “Ka disa shenja shqetësuese, – shkruajnë këto media pranë tifozëve, – sepse Bajerni i Nagelsmanit bën shumë gabime në mbrojtje.Ekipi shënon shumë gola, por ka pësuar 27 deri tani, dhe kjo nuk duket normale me lojtarë si Upamekano apo Zyle”. Kritikat bëhen me sistemin e Nagelsmanit me 3 mbrojtës, ndërsa thuhet se me Leverkusenit ishte fat që ndeshja doli barazim. Frika më e madhe në Bavari është nëse Bajerni do të jetë në gjendje që të sfidojë rivalët në Champions.

Sfidanti.al