Seb Haler, nga dështak tek Uest Hemi, tek heroi i Ajaksit!

Ndoshta nuk e fiton dot Këpucën e Artë për sezonin, sepse askush nuk matet dot me Robert Levandovskin, por gjithsesi është një nga sulmuesit më të mirë të Europës. Sebastian Haler i Ajaksit nuk po ndalet dhe 2-golëshi në fitoren 3-2 ndaj RKC Valvijkut e bëri edhe më të suksesshëm këtë vit sportiv për të. Në 32 ndeshje gjithsej ai ka shënuar 31 gola dhe ka shërbyer 8 asiste, duke treguar se di të jetë edhe lojtar skuadre. Sulmuesi 27-vjeçar ka 18 gola e 6 asistë në 22 ndeshje në elitën e futbollit holandez. Ndryshimi i tij është tepër i madh që kur u bashkua me Ajaksin sepse tek Uest Hemi nuk arriti të shkëlqente, ndonëse klubi anglez i Premier Ligës shpenzoi 61 milionë USD për t’i marrë kartonin. Sot, Haleri është rekordmen i golave në fazën e grupeve në Champions. Ajaksi, ndërkaq, është në një garë të fortë për titull me PSV Ajndhovenin duke pasur 60 pikë ndaj 58 të rivalit kur duhen edhe 9 javë deri në fund të kampionatit.

Sfidanti.al