Milanin e Piolit po e krahasojnë me skuadrën e madhe të holandezëve!

Arrigo Saki, “babai” i atij ekipi, ka vlerësim shumë të lartë për atë që po bëhet sot në Milanelo, ndonëse ka një paralajmërim. “Ishte një Milan i madh në Napoli, – tha ish-trajneri i madh, – por, nuk duhet t’i rritet mendja. Arriti ta ndalonte një kundërshtar shumë të fortë”. “La Gazeta delo Sport” shkruan se ky Milan i trajnerit Stefano Pioli nuk është ai i dikurshmi i Sakit, që dominonte Europën dhe dhuronte spektakël, por gjithsesi shpirti është si ai i tre holandezëve. Olivie Zhiru është karakteri dhe mishërimi më i mirë, i golave të rëndë si ndaj Interit, Napolit dhe Romës. “Shpresoj të fitoj diçka”, – thotë francezi. Vetë Pioli shprehet se “morëm pikë të rëndësishme ndaj një rivali të fortë, por ka ende shumë për të bërë, sepse në radhë janë dy ndeshje delikate ndaj Empolit e Kaljarit”.

Sfidanti.al