Në Madrid pyesin me habi se çfarë po ndodh me Benzemanë?!

Kandidati që cilësohej kryesor për të fituar Topin e Artë, për momentin është larg nivelit të sezonit të kaluar. Pasi shënoi me breshëri, dha asiste dhe fitoi Championsin e La Ligën, si dhe të dyja Këpucët e Arta, Karim Benzema nuk është vetvetja. E përditshmja “Marka” pyet me habi dhe e shqetësuar se “çfarë po ndodh me Benzemanë?”, dhe është po vetë ajo që jep përgjigjen. “Problemet fizike e kanë penguar dhe kanë bërë që Vinisius të bëhet më i rëndësishëm sesa ai në peshën sulmuese të Realit”. Kapiteni pati një operacion të lehtë pas dëmtimit me Sëlltikun, por pas vetëm dy ndeshjeve ndaj Osasunës e Shahtarit ndaloi përsëri. Deri tani ka luajtur më pak se 660 minuta në krahasim me 1 000 të Vinisiusit.

Sfidanti.al