Seria A tashmë ka marrë zemër dhe kjo për shkak të rekordit. Kurrë ndonjëherë një vend nuk ka pasur gati gjysmat e gjysmëfinalistëve në konkurrimet europiane, saktësisht 5 nga 12. “La Gazeta delo Sport” shkruan se “Milani e Interi nuk kanë asgjë për të humbur në finalen e mundshme të Championsit, qoftë ndaj Realit apo Sitit, ndërsa Juventusi e Roma shihen si pretendentë të rëndësishëm në Ligën e Europës”. Po ashtu, e përditshmja thekson se Fiorentina mund të cilësohet si favoritja e Ligës së Konferencës.
Sfidanti.al