Roberto Firmino shkon me parametër zero tek Barcelona

Kontrata i përfundon këtë verë dhe njëri nga simbolet e epokës së Klopit tek Liverpuli do të largohet. Roberto Firmino i jep fund një periudhe prej 8 sezonesh në “Anfild”, ku fitoi Premier Ligën, Championsin dhe çdo kupë të mundshme, ndërsa tani do të shkojë tek Barcelona. Katalanasit do të marrin me parametër zero një sulmues shumë të mirë, edhe pse mund të mos jetë sot në kulmin e formës. Liverpuli nuk e pengon brazilianin që të vazhdojë karrierën në “Kamp Nou”.

Sfidanti.al