Në Itali thonë se Kieza është “flori” i vërtetë, Alegri mund të ketë 4 skema me yllin e kaltër!

Ndeshjen e fundit e luajti në janar të këtij viti pas këputjes së ligamentit të gjurit. Sulmuesi i shquar i Italisë, kampione të Europës, kthehet më në fund për Juventusin pasi humbi më shumë se 9 muaj, në një “kalvar” të vërtetë. “La Gazeta delo Sport” shkruan se Federiko Kieza mund të grumbullohet për ndeshjen e nesërme në mbrëmje ndaj Empolit dhe trajneri Masimiliano Alegri ka mundësi që të bëjë 4 skema të ndryshme falë pranisë së tij. Njëra mund të jetë me modulin 4-3-3, me treshen e sulmit Di Maria-Vlahoviç-Kieza dhe me treshen e mesfushës Pogba-Paredes-Rabio. Një tjetër mund të jetë skema 4-4-2, me mesfushë të përforcuar me Mekkenin, Paredesin, Pogbanë e Kostiçin dhe me Vlahoviçin e Kiezën (po Di Maria ku është?). Alegri mund të ketë sërish skemën me 4 mesfushorë, por me Kiezën në krahun e majtë dhe me sulmin e përbërë nga Di Maria e Vlahoviç. Së fundmi, mund të ishte skema me 3-5-2 dhe me Kiezën në krah të Vlahoviçit.

Sfidanti.al