Liga Spanjolle “u këput” me Laportën, e gjobiti … 150 euro!

Për presidentin e një klubi që kishte 1.2 miliardë euro borxhe, dhe që ka shlyer një pjesë të madhe duke bërë veprime spektakolare biznesi prej qindra milionësh, një vendim i tillë është më pak sesa një “qime” e shkulur, apo një shpërblim kamarierit për sjelljen e kafesë. Zhoan Laporta me siguri që do të ketë qeshur me të madhe, me vete, kur ka pësuar se Liga Spanjolle e gjobiti me 150 euro për faktin se ai zbriti deri tek dhoma e arbitrave në stadiumin “Santiago Bernabeu” pas derbit me Realin. Presidenti i Barcelonës ishte i zemëruar me arbitrin që nuk dha penallti për ekipin e tij kur Levandovski u rrëzua në zonë, ndaj edhe i bëri të qarta ndjenjat e veta. Gjithsesi, duket një shaka kjo gjobë kur në Angli kërkojnë 10 ndeshje pezullim për Klopin sepse i ulëriti arbitrit anësor.
Sfidanti.al