Ka edhe një NBA “Të Kaltër”, Paolo Bankero shkëlqen në debutim!

Është i treti yll “ruki” (rookie) në 30 vitet e fundit që shënon të paktën 25 pikë, dhe ka të paktën 5 topa në tabela e 5 asistë. i tillë debutimi i Paolo Bankeros, italianit 19-vjeçar për Orlandon. Adoleshenti shënoi 27 pikë, pati 9 topa në tabela, 5 asistë dhe dy bllokime gjuajtjesh në humbjen që Orlando e pësoi ndaj Detroitit, 113-109 jashtë fushe. Me shtatlartësinë 2.08 metra premton shumë dhe mediat europiane shkruajtën se Bankero debutoi në nivelin e Lebronit dhe të Ajversonit. Ai është djali i një babai italian dhe një nëne afro-amerikane që gjithashtu ka luajtur basketboll.

Sfidanti.al