Mjaftoi një ndeshje e dobët në Firence dhe “rubineti” i dyshimeve u hap. A mund të jetë një Juventus i tillë kandidat për titull, kur mezi fiton ndaj Fiorentinës në Kupën e Italisë, dhe madje luan më dobët sesa vendasit? “La Gazeta delo Sport” bën analizën dhe thotë se “u krijuan shumë pak raste, u shërbyen shumë pak topa për Vlahoviçin, duhet Juve tjetër për titullin”. Në fund, “Zonja” fitoi me një autogol dhe është thuajse e kualifikuar për në finale, ndërsa trajneri Masimiliano Alegri duket i qetë. “Për titullin mos u shqetësoni, – tha ai, – ne jemi larg. Unë e cilësoj këtë ndeshje si një provë pjekurie të skuadrës, që po krijon vazhdimësi dhe po fiton edhe kur nuk luan mirë. U rrezikuam vetëm në 2-3 kundërsulme”.
Sfidanti.al