Trajneri Mirel Josa thotë se kurrë nuk e ka menduar se skuadra e tij mund të kishte luftuar për suksesin e madh, por gjithsesi shanset matematike ishin shumë të mira. Gjithsesi, kur duhen edhe 13 javë deri në mbyllje të Abisnet Superligës, Laçi ka mbetur 8 pikë prapa Tiranës dhe niveli i lojës po bie. Kurbinasit u ndalën në fushën e tyre nga Egnatia që mori një pikë “të artë” për mbijetesën duke lënë tani tre ekipe pas vetes. Kastrioti fitoi në Kamzë ndaj Skënderbeut, por më shumë sesa autogoli që vendosi sfidën, bie në sy sherri në dhomën e zhveshjes.
Vllaznia ndërkaq mbërriti Kukësin në vend të tretë pas fitores me Dinamon, ndërsa “nëndetësja blu” ka nisur të “fusë ujë” nga të gjitha anët dhe rrezikon “mbytjen”. Dinamo është në vendin e parafundit me 21 pikë, ndërsa nuk po arrin të ngrejë kokën edhe pse mori pikë në derbin me Partizanin.
Java 23: Vllaznia-Dinamo 2-1, Laçi-Egnatia 0-0, Kastrioti-Skënderbeu 1-0, Teuta-Tirana 0-2, Partizani-Kukësi 5-0.
Renditja: Tirana 52, Laçi 44, Vllaznia 38, Kukësi 38, Partizani 33, Teuta 25, Egnatia 23, Kastrioti 21, Dinamo 20, Skënderbeu 17.
Sfidanti.al