Vetëm dy të rinj të Premier Ligës si Broja këtë sezon!

Agjencia “Opta” nuk ngurron të botojë faktet më “pikante” të vitit sportiv, dhe sulmuesi shqiptar disa herë ka qenë i dalluar dhe në “tabelën e nderit”. Me golin e shënuar ndaj Uest Hemit në Kupë, Armando Broja u bë pjesë e një grupi lojtarësh tepër të kufizuar të këtij sezoni. “Opta” shkruan se “me 9 gola të shënuar dhe 1 asist, Broja është vetëm një nga 3 lojtarët e Premier Ligës nën 21 vjeç, që merr pjesë në realizimin e 10 golave, ndërsa të tjerët janë Bukajo Saka i Arsenalit dhe Anglisë dhe Majkëll Olise”. “Broja është një premtim i vërtetë”, – përfundon “Opta”. Përsa i përket të ardhmes, Sauthemptoni dhe Arsenali mund të kenë shpresë, sepse Çelsit i duhen fonde dhe mund ta shesë kartonin e shqiptarit.

Sfidanti.al